Surprise Me!

Formimi i qeverise pas konstituimit te parlamentit |Lajme-News

2020-08-04 0 Dailymotion

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk do të jetë në krye të delegacionit shtetëror për shënimin e Festës Kombëtare 2 Gushtit, Ditës së Republikës. Më 24 Korrik ai ishte shtruar në spital me simptoma kë koronavirusit, por në testimet për Covid-19 ka rezultuar negativ.
Megjithatë, ai pritet ta drejtojë seancën konstituive të përbërjes së dhjetë të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që do të mbahet të Martën më 4 Gusht në mesditë, me protokolle të veçanta për shkak të pandemisë.
VMRO-DPMNE-ja opozitare e cila pretendon ta formojë shumicën parlamentare nuk mohon se është në komunikim me të gjitha subjektet politike në Maqedoni.
?Disa herë e kemi përsëritur se jemi në komunikim të përhershëm me të gjitha subjektet politike. Në interes të negociatave për formimin e shumicës së re nuk do të zbuloj detaje, pikërisht për shkak të suksesit të këtyre negociatave?.
Detaje nuk zbulojnë as edhe socialdemokratët. Thonë se pas festave dhe konstituimit të parlamentit të ri do t'i nisin negociatat me partitë që kanë për synim integrimin evropian dhe shtetin e së drejtës.
BDI-ja është në pritje të ftesës së LSDM-së, por nuk kanë përjashtuar mundësinë që të formohet shumica edhe me VMRO-DPMNE-në. Zërat se është dakorduar modeli i rotacionit të Kryeministrit, tre vjet të jetë i LSDM-së dhe një vit i BDI-së, i kanë quajtur komente të analistëve, por nuk janë prononcuar konkretisht për këtë ide.
Nga ana tjetër, Presidenti Pendarovski ka theksuar se nuk ka hapësirë manovruese. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve, mandatin do t'ia dorëzojë liderit politik që do të sigurojë shumicën prej 61 deputetëve.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon